Pages

Social Icons

Featured Posts

Photo

Shpërthimi në KEK dëmtoi 12 shtëpi dhe katër biznese


Pas shperthimit i cili ka ndodhur ne termocentralin Kosova A, jane demtuar 12 shtepi, kater biznese, si dhe jane evakuar banoret nga vendi i shperthimit dhe afersia e tij, ka thene kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Dy nga 12 shtëpitë, sipas Gashit, janë dëmtuar shumë rëndë, ku shtabi i emergjencës është duke e rregulluar qëndrimin e familjeve. Për të identifikuar dëmet e shkaktuara nga shpërthimi, është duke u marrë shtabi nga Komuna e Obiliqit.
Banorët të cilët e kanë pasur afër këtë shpërthim, kanë treguar për Kosovapress se janë shqetësuar shumë nga shpërthimi, duke mos e ditur se çfarë ka ndodhur.
Njëri nga ta është Rushit Isufi, nga fshati Mazgit. Shtëpia e tij ndodhet rreth një kilometër e gjysmë larg termocentralit Kosova A. Ai ka treguar, se në momentin e shpërthimit është dëgjuar zhurmë e madhe dhe se kanë parë shumë tym të zi.
Isufi ka thënë se nga ky shpërthim i madh nuk janë bërë dëme në shtëpinë e tij, megjithatë janë hapur plasat në mure të shtëpisë.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është shprehur se rreziku ka kaluar dhe se banorët e evakuuar mund të kthehen në shtëpitë e tyre, përveç dy shtëpive të cilat janë dëmtuar shumë rëndë.

Di Maria kushton €50m


Real Madridi ka caktuar çmimin për anësorin argjentinas, Angel Di Maria.

L'Equipe raporton se Mbretërit do t’i dëgjojnë vetëm ofertat që janë mbi 50 milionë euro për 26-vjeçarin.
Di Maria po kalon në formë të shkëlqyer, mirëpo ai nuk është kënaqur me trajtimin që i bëhet te klubi, pasi nuk vlerësohet sa meriton.
            Manchester Unitedi dhe Arsenali janë klubet më të interesuara për shërbimet e tij.
                     Di Maria kaloi në Santiago Bernabeu në vitin 2010 nga Benfica.